Një femër kosovare ka raportuar në polici të dashurin e saj për dhunë fizike dhe psikike.
Kështu ka raportuar policia e Kosovës në përmbledhjen e rasteve kriminale të 24 orëve të fundit.
Sipas policisë, viktima kosovare ka thënë se pas një mosmarrëveshjeje verbale, i dashuri i saj, i dyshuari mashkull gjerman i ka shkaktuar dhunë fizike e psikike.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.