Një vajzë në Prishtinë ka lajmëruar mbrëmë në polici një person, pasi që i njëjti sipas saj e ka ngacmuar përmes rrjeteve sociale.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se sipas saj personi në fjalë vazhdimisht i ka shkruar fjalë shqetësuese përmes rrjeteve sociale.
Rasti po hetohet nga policia.
“Me 06.06.2019 ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se nga data e cekur një person i panjohur përmes rrjeteve sociale vazhdimisht është duke i shkruar fjalë shqetësuese. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relavante”, thuhet në njoftim.