Policia ka arrestuar një burrë në Prishtinë për vepren penale “Dhunim” që dyshohet se e ka kryer me 3 mars.
Bëhet e ditur se i njëjti vepren e ka kryer bashkë me një burrë tjetër i cili është në kërkim.
“Prishtinë 03.03.2023-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati e kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML-Prishtinë ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.