Prishtinë: Arrestohet një person pasi keqtrajtoi vajzën e tij 12-vjeçare

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar sot në Prishtinë, viktimë ka qenë një vajzë e mitur, ndaj të cilës për motive akoma të panjohura ka ushtruar dhunë babai i tij.

Siç mësohet nga Sinjali, rasti është zbuluar nga vet vajza, gjatë kohës sa ndodhej në shkollë dhe është denoncuar menjëherë në Polici.
Si rezultat i raportimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë lidhur me denoncimin kundër tij, kurse fëmija ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe ndaj tij të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Të ngjashme