Në Prishtinë, babai ka raportuar në Polici vajzën e tij me probleme psikike, pasi e njëjta ka tentuar ta sulmojë.
Policia e Kosovës ka raportuar se me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 23.12.2022-16:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, vajza e tij e dyshuara femër kosovare me probleme psikike, ka tentuar ta sulmojë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.