Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që mbrëmë ka kanosur verbalisht prindërit e tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur verbalisht prindërit e tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.