Inspektoriati i Prishtinës tashmë ka filluar me dënime për parkimet e veturave nëpër trotuare.
Inspeksioni i Prishtinës sot ka gjobitur disa pronarë veturash të parkuara në hapësura publike me nga 100 euro.
Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
Tahiri ka vazhduar edhe sot aksionin për lirim e trotuareve dhe hapësirave nga veturat, duke i gjobitur me nga 100 euro, transmeton Periskopi.
“Vazhdojmë me lirimin e hapësirave publike të uzurpuara”, ka shkruar ai.