Prishtinë, sekuestrohen armë zjarri dhe substancë narkotike

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës ka ngritur prezencën policore dhe riorientuar shpërndarjen në terren me qëllim mbulimin e secilës zonë në funksion të parandalimit të rasteve kriminale dhe kapjen e të dyshuarve për rastet e tilla.

Kjo prezencë është plotësuar edhe me veprime dhe masa operative specifike  me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e treguesve të zbulimit,  ngritjen e nivelit të sigurisë si dhe mbajtjen e komunitetit tonë të sigurt dhe larg dukurive kriminale.

Në këtë kuadër, pas marrjes së informacioneve të rëndësishme në rrugë operative, sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, policia ka kryer një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e;

 Dy revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm,

 Njëqindenjëzetetre copë fishek të kalibrave të ndryshëm,

 Një sasi e konsiderueshme e substancës së dyshuar (dyshohet të jetë Kanabis) si dhe,

 Pjesë të ndryshme të armëve (dyshohet të jenë përdorur për modifikim armësh)

Pas përfundimit të bastisjes, të dyshuarin; A. M, mashkull, 58 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe substancave psikotrope & analoge dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme