Në rrugën “Afrim Loxha”, në Prishtinë një person ka pësuar lëndime trupore, pasi është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar meshkuj.
“Sulmi sipas viktimës ka ndodhur për shkak të një problemi të mëhershëm që kishte vëllai i tij me të dyshuarit,” bënë të ditur Policia e Kosovës, shkruan EkonmiaOnline.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.
Në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit babai, në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht djalin e tij.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor,” bënë të ditur policia.
I dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.