Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, për emisionin “Ju flet Prishtina” bëri të ditur se Komunës së Prishtinës për vitin 2023 do t’i teprojnë rreth ose mbi 50 milionë euro.
Sveçla këtë suficit të buxhetit e ka cilësuar si mungesë vizioni dhe menaxhimit jo të mirë të qeverisjes në krye me Përparim Ramën.
Në mes tjerash ai ka folur edhe për trafikun e ngarkuar në kryeqytet, për çfarë ka thënë se Prishtina si asnjëherë më parë po përballet me kolona të shumta.