Pas vendosjes së taksës doganore prej 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjes e Hercegovinës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar masa shtesë për Serbinë.
Mediat serbe dje raportuan se masat që Qeveria e Kosovës pritet t’i vendosë kundër Serbisë janë: heqja e sistemit të pagesave në veri të Kosovës, ndalimi i hyrjes së ministrave dhe zyrtarëve serbë, si dhe ndalimin e hyrjes për automjetet me targa të Serbisë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se “nuk guxon të flasë sot”, kur u pyet nga për masat e mundshme ndaj Serbisë.
Për këtë temë Haradinaj ka kërkuar mirëkuptim dhe se do të flasë nesër pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
“Për sot nuk guxoj të flas. Nesër e kemi mbledhjen e Qeverisë dhe për këtë dhe tema të tjera mund të flas”, tha ai.