Pritet të mblidhen dy komisione parlamentare

Prishtinë | 19 Qer 2024 | 07:47 | Nga Ekonomia Online

Dy komisione parlamentare janë paraparë që të mblidhen gjatë ditës së sotme.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mblidhet sot për të diskutuar lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik, si dhe do të bëjë shqyrtimin e peticioneve.

Po ashtu do të mbahet edhe mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere e cila do të trajtoj 6 pika:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më datë: 8.5.2024, 15.5.2024 dhe 22.05.2024;
  3. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2023;
  4. Shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik – dhjetor 2024;
  5. Shqyrtimi i raportit vjetor i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2023;
  6. Shqyrtimi i kërkesës buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfere 2025/01;
  7. Të ndryshme

Të ngjashme