Pritet sot zyrtarizimi rikthimi të Messit te Argjentina

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 17:09 | Nga

Lionel Messi sipas gjitha gjasave do të rikthehet te Kombëtarja e Argjentinës, për të qenë pjesë e ekipit për kualifikimet për botërorin e Rusisë që mbahet në vitin 2018.

Rikthimi i tij te Argjentina, pritet të zyrtarizohet sot pasdite njoftojnë mediet në Spanjë.

Është trajneri i ri i Argjentinës, Edgardo Bauza, që ka bindur yllin e Barcelonës që të dëgjojë lutjet e popullit argjentinas, dhe të vesh sërish fanellën e përfaqësueses, përcjellë Lajmi.net.

Lionel Messi kishte njoftuar pensionimin nga Kombëtarja e Argjentinës pas humbjes së finales së Kupës së Amerikës ndaj Kilit në muajin qershor, por është tani trajneri i ri që e ka bindur të ndryshojë qëndrim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme