Te pikëkalimi kufitar me Serbinë, Dheu i Bardhë, mërgimtarët tanë po duhet të presin deri në 1 orë e gjysmë për t’u futur në Kosovë.
Këto të dhëna janë publikuar në orën 12:30 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Kolona në këtë pikë kufitare rezulton të jetë deri në 200 metra.
Derisa në raportimet e kaluara, pika kufitare e Merdarës ka qenë e qetë, tashmë edhe atje rezulton të ketë pritje.
Ndonëse thuhet se kolona nuk ka, pritjet shkojnë deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë.
E në pikat tjera kufitare të vendit, sipas QKMK-së, nuk ka kolona e as pritje të theksuara – maksimumi 15 minuta në Bërnjak.