Ambasada e Turqisë në Prishtinë ka organizuar një pritje me rastin e 94-vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë.
Të pranishëm në ceremoninë e pritjes organizuar ishte dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj; ish-presidentja Atifete Jahjaga; zv.kryeministri Enver Hoxhaj, ministri Mahir Jagcilar, e personalitete të tjera.
“Në ditën kombëtare të Republikës së Turqisë, isha i nderuar që t‘i bashkohem festës së organizuar nga ambasada e shtetit turk në Prishtinë:, ka shkruar Haradinaj, në faqen e tij në Facebook, ku ka postuar dhe disa fotografi.
“Përmes ambasadores Kiliç, shpreha urimet e mia për prosperitetin e popullit turk, si dhe dëshirën time për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka theksuar Haradinaj.