Pritje të gjata në hyrje te Dheu i Bardhë

Prishtinë | 24 Dhj 2024 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Pritje të gjata janë regjistruar në hyrje të pikës kufitare te Dheu i Bardhë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet janë dyorëshe, derisa kolona e krijuar është mbi 1.5 kilometra.

Pritje por më të shkurtra ka edhe në Jarinjë dhe Merdar.

Qendra të martën ka bërë të ditur se rruga Pejë-Kullë është e pakalueshme për kamionët, ndërsa automjetet e udhëtarëve mund të kalojnë vetëm me pajisje dimërore.

Të ngjashme