Ditët e nxehta sikurse çdo vit tanimë kanë nisur të shkaktojnë tollovi nëpër kufijtë e Kosovës.
Si zakonisht, pika më e frekuentuar kufitare mbetet ajo e Merdarës, në të cilën kalojnë pothuajse të gjithë mërgimtarët, shkruan Indeksonline.
Kështu, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim kufitar, në pikëkalimin kufitar të Mërdares pritjet janë deri në 150 minuta, apo dy orë e gjysmë.
Kurse, kolona është e gjatë 1200 metra, apo 1 kilometër e më shumë.
Derisa në pikat tjera të kalimit kufitar raportohet për pritje deri në 5 minuta dhe rrugë të lirë.