Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kroacisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e sotme, e vlefshme për Grupin B në Euro 2024.
Kuqezinjtë do të përballen me kroatët në ndeshjen e dytë të grupit, e cila pritet të zhvillohet në “Volksparkstadion” të Hamburgut nga ora 15:00.
Të dy kombëtaret e kanë këtë ndeshje thuajse vendimtare për fatin e tyre dhe duan të marrin pikët e para në Kampionatin Evropian.
Sylvinho dhe Zlatko Dalic kanë vendosur të bëjnë pak ndryshime për këtë ndeshje, pasi nuk duan t’i prishin balancat e ekipit.
Trajneri i kombëtares shqiptare ka bërë vetëm dy ndryshime nga ndeshja me Italinë.
Qazim Laçin dhe Rey Manajn janë inkuadruar në vend të Taulant Seferit dhe Armando Brojës.
Formacionet zyrtare
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Manaj, Bajrami.
Kroacia: Livakovic; Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic; Modric, Brozovic, Kovacic; Majer, Petkovic, Kramaric.