Jeta është e vështirë kështu si është vetëm duke ekzistuar, dhe fakti që disa prej nesh ndjejmë nevojën për të ruajtur pritshmëri tejet jorealiste nga njëri-tjetri, është qesharak. Disa prej nesh ndjejmë se përsosmëria në fakt ekziston diku në botë. Megjithatë, ne jemi thjeshtë të pafat kur vjen puna për ta gjetur atë. Nuk funksionojnë kështu gjërat, të presësh që gjithcka të jetë e përkryer sipas imazhin tënd është çmenduri e pastër, dhe nuk u duhet imponuar kurrë të tjerëve, sikur të ishte e vetmja mënyrë për ekzistuar vërtetë në këtë botë. Gjithashtu është e rëndësishme të pranohet se këto lloje pritshmërish jorealiste na e bëjnë më të vështirë për të gjetur lumturi në jetën tonë.
1. Njerëzit ndryshojnë
Një prej gjërave më të rëndësishme për të kuptuar është se jo gjithkush është i njëjti apo e njëjta, pasi kanë kaluar 1, 2 apo 3 vite, dhe të presësh prej tyre të jenë ekzaktësisht njësoj, si ishin kur i ke takuar fillimisht, është një ide e keqe. Njerëzit ndryshojnë gjithë kohës, për arsye që kanë qenë padyshim më mirë për jetët e tyre, në ato momente të kohës. Nëse i qorton për këtë, kjo është marrëzi, dhe mund të përfundosh duke i humbur, për shkak të pritshmërive.
2. Udhëtimi i gjithësecilit është i ndryshëm
Vetëm për shkak se njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë keni kaluar në në jetën tuaj, nuk do të thotë që ata nuk e vrasin mendjen për ju. Nëse një person s’është në gjendje të kuptojë ndonjë nga gjërat që ju është dashur të duroni në jetën tuaj, ky nuk është faji i tyre. Për fat të keq, për ju dhe këdo tjetër që ka pasur të njëjtin udhëtim si ju, askush nuk do të mund ta kuptojë tërësisht, se nga keni ardhur me të vërtetë.
3. Pritja që dikush do ju mbajë gjithmonë dorën
Jeta është e mbushur me fatkeqësi, është e pamundur të presim që të gjithë të japin një dorë, duke ju ndihmuar kur kohët vështirësohen për ju. Ju duhet të jeni të gatshëm për të pranuar faktin që jeni një individ, i cili është më se i aftë të përballojë i vetëm një situatë kritike. Prano herët kur njerëzit janë mjaftueshëm bujarë, dhe pastaj kupto kur je tërësisht vetëm. Kjo nuk do të thotë se ata nuk duan të ndihmojnë, por thjeshtë mund t’u mungojë koha, apo mundësitë, për të ofruar çdo lloj ndihme për ju, në atë moment.
4. Të biesh dakord për të mos rënë dakord
Të presësh që të gjithë të bien dakord për çdo gjë që ju thoni, është edhe kjo marrëzi. Gjithmonë do të ketë një shumëllojshmëri këndvështrimesh në botë, që nuk janë tuajët dhe ju do të duhet të jeni të gatshëm për të parë ato këndvështrime, ju pëlqen apo jo. Ka më shumë se një mënyrë për të parë diçka dhe të presësh që të gjithë të bien dakord me një këndvështrim, kjo është tërësisht joreale. Është e rëndësishme që të mësoni se si të jeni fluidë në bisedë.
5. Askush nuk mund ta lexojë mendjen tuaj
Të presësh nga të tjerët që të dinë vetë, atë që ju doni, dhe ekzaktësisht si e doni, është shumë jorealiste, thjesht sepse jo të gjithë janë në gjendje për të lexuar mendjen. Është e rëndësishme që ju të jeni në gjendje t’u shprehni të tjerëve se çfarë ndjeni, ekzaktësisht atë që doni, dhe se si e doni. Në thelb, vetëm duke qenë të aftë për të komunikuar me të tjerët në një nivel normal, si dhe të jeni të ndershëm në atë që kërkoni, do të mundeni që ta merrni atë.
6. Askush nuk është i përsosur
Të presësh nga njerëzit që të jenë të përsosur në përgjithësi, është ndoshta pritshmëria më jorealiste në botë. Askush nuk është i përsosur dhe nëse mendoni se ka një gjë të tillë si një qenie e përsosur njerëzore, ju do të zhgënjeheni për një kohë shumë të gjatë. Ju duhet të jeni të gatshëm për të pranuar dallimet mes njerëzve, pavarësisht se si shfaqen ata. Njerëzit nuk janë në gjendje që të merren me të metat e tyre, dhe nuk bëjnë asgjë për t’i ndrequr, thjeshtë sepse ët tillë janë si persona. Pse të presim që ata të jenë ndryshe nga ata që janë?
7. Jo të gjithë janë në gjendje të “mbledhin” veten
Të presësh që të gjithë të jenë në gjendje të mbledhin veten dhe jetën e tyre është gjithashtu pritshmëri shumë jorealiste. Mendoni vërtetë se njerëzit duan që të kenë probleme në jetët e tyre? Shumica e tyre do të vrisnin për të patur një farë stabiliteti. Eshtë e rëndësishme të pranoni që jo të gjithë mund të kenë jetë të lehtë dhe ndoshta për shumë arsye të forta.