Privatizimi dhe liberalizimi energjetik nuk ndihmojnë zhvillimin ekonomik

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 12:10 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Privatizimi dhe tani liberalizimi i tregut energjetik nuk do të qojnë në zhvillimin e Kosovës, por do të jenë në interes të qarqeve të caktuara. Kështu u tha gjatë tryezës së organizuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje  me temë “Situata në sektorin energjetik- prodhim, çmimi dhe investimet afatgjata”.

Aty u tha se gjendja në sektorin e energjisë po bëhet gjithnjë e më shumë shqetësuese, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri tha se përmes kësaj tryeze pretendojnë t’i ngrisin disa çështje në sektorin e energjisë që po bëhen përherë e më shumë shqetësuese.

“Efekte që po kanë në ekonominë e Kosovës edhe për amvisëritë si dhe për ZRrE-në që po shmanget nga roli që duhet ta ketë edhe kushtetues edhe ligjor. Energjia është pak a shumë baza e funksionimit të një shteti si dhe kusht i zhvillimit ekonomik, e cila duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë nga shteti”, tha Ymeri.

“Mendoj që po ta shohim historikun e Kosovës shihet qartë mënyra se çfarë shteti jemi dhe se çfarë qasje ka ai në interesat vitale të zhvillimit të shtetit. Shumë pak kemi pasur veprime konkrete në mënyrë që të bëhen ndryshime dhe se edhe sot ne ende kemi probleme me furnizim. Kjo e tregon se si ka dështuar politika në Kosovë që të siguroj stabilitet energjetik”, theksoi Ymeri.

Ai tha se politikat e ZRrE-së dhe privatizimi e ka sjellë këtë gjendje të rëndë si dhe ka ndikuar në rritje enorme të çmimeve të energjisë.

“Prej viti 2012 ka pasur rritje në 10 për qind të çmimit të energjisë si dhe në vitin 2014 kemi pasur dy herë rritje të çmimit, rritje kjo që ka qenë në shtator prej 5 për qind. Tani e kemi aktualitetin që prej këtij muaji kemi ndryshime, ku si do të shohim do të kemi prapë një shtrenjtim të energjisë”, tërhoqi vërejtjen Ymeri.

Ndërsa, Naim Hoxha drejtues i Komitetit për Energjetik tha se problemi i liberalizimit të tregut është dashur të ndodhë në vitin 2015 “edhe pse atëherë kemi thënë që nuk mund të bëhet një gjë e tillë, sepse në kushte kur ke 30 për qind humbje në shpërndarje nuk mund ta liberalizosh tregun sepse nuk mund të përcaktosh nga vijnë humbjet”.

“Një strukturë private siç është KEDS-i nuk ka respektuar shpeshherë as rekomandimet e strukturave shtetërore siç është rasti i njësorëve që i ka vendosur edhe pse qeveria ka dhënë urdhër të mos përdoren ato. Kjo na bënë me dije se i tërë ky marifet siç është privatizimi dhe liberalizimi është për arsye të përfitimit të qarqeve të caktuara”, tha Hoxha.

Ai tha se KEDS-i duhet të raportoj dhe të tregoj për të gjitha marifetet, siç tha ai, që kanë ndodhur brenda kësaj kompanie.

Energjetika sipas tij është dashur të trajtohet në dy periudha dhe “ajo është dashur të trajtohet si infrastrukturë dhe më së miri është dashur të jetë në përgjegjësi publike”.

“Unë mendoj që këto zhvillime që po ndodhin për të privatizuar komplet sektorin energjetik  nuk janë në interes të zhvillimit të Kosovës”, theksoi Hoxha.

Nagip Krasniqi, anëtar i Komitetit për Energji tha se  2 miliardë euro që do të shkojnë për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” do të hyjnë në faturat e energjisë.

Të ngjashme