Aktorja indiane Priyanka Chopra ka kërkuar falje publikisht, pas një zemërimi të madh të fansave në lidhje me storien e serialit të saj “Quantico”.
Në episodin e fundit të serialit dramë-thriller, ka shfaqur personazhin kryesor, te luajtur nga Chopra, duke penguar një komplot të realizuar nga indianet përpara një samiti në Kashmir.
Shumë fansa nga India janë nervikosur me storien e treguar në këtë serial, dhe kane shprehur nervozizmin e tyre online drejt aktores.
Përmes një postimi në Twitter, aktorja ka thënë se ndjehet krenare që është nga India dhe se është e mërzitur që ndokush është lënduar nga ky serial.