Prizren: AAK mbledh nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë | 11 Gus 2018 | 14:19 | Nga

Dega e AAK-së, përmes Grupit të kuvendarëve të Degës,ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve me kërkesën për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal me pikë të vetme të rendit të ditës “Mos mbajtja e edicionit të 30 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku I Prizrenit”.

Sipas një komunikate dërguar medieve, Dega e AAK-së në Prizren, kërkon shkarkimin e Drejtorit të Kulturës nga kryetari e nëse kjo nuk ndodh kërkojmë dorëheqjen e kryetari të Komunës.

“Si AAK mendojmë se ndalimi e “Zambaku të Prizrenit është papërgjegjësi dhe paaftësi menaxhuese, prandaj me thirrjen e kësaj mbledhjeje kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria lokale. AAK kërkon shkarkimin e Drejtorit të Kulturës nga kryetari e nëse kjo nuk ndodh kërkojmë dorëheqjen e kryetari të Komunës”, thuhet në komunikatë.

“Ai që e ndaloi traditën 30 vjeçare e festivalit me të cilin njihet e dallohet Prizreni duhet të jap përgjegjësi. E kemi përkrahjen e Grupit të Kuvendarëve të PDK-së në mbështetje të kërkesës sonë, ndërsa kanë paralajmëruar nënshkrimin e kërkesës edhe disa kuvendarë të partive të koalicionit të pozitës, prandaj posa të kompletohen numri i nënshkrimeve, kërkesa do të dorëzohet zyrtarisht”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme