“Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy viktima”, thuhet në raportin e përditshëm të policisë.
Policia bën me dije se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti po hetohet.
Policia tregon në raport se fabrika është përfshirë nga zjarri dje në orën 13:00.