Hetuesit rajonalë të Prizrenit ka kryer një bastisje në një shtëpi në rrugën “Beteja e Pashtrikut”dhe kanë gjetur një pistoletë të markës së panjohur me dy karikatorë dhe 16 fishekë të kalibrit të panjohur.
Lidhur me këtë rast një femër është shoqëruar në polici në cilësi të personit të dyshuar, transmeton Klan Kosova.
Pas intervistës është informuar prokurori i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti për armëmbajtje ilegale ndërsa e dyshuara është liruar.