Një grua është gjendur e vdekur në Prizren, ndërsa Policia e ka konsideruar si vdekje të dyshimtë.
“Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër K-Shqiptare. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduskion.