Një grua është kanosur nga bashkëshorti i saj në Prizren. Policia pasi kishte pranuar informatën e ka arrestuar personin e dyshuar. Tek i njëjti pas kontrollit është gjetur revole dhe një karikator me 3 fishek. Policia njofton se personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi i njëjti kishte kanosur viktimën femër K-Shqiptare (bashkëshorten e tije). Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një revole dhe një karikator me 3 fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.