Prizrenasi shantazhon një femër, arrestohet

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 10:40 | Nga

Dje, rreth orës 03:30 minuta, policia në Prizren e ka pranuar një informacion nga Emergjenca e Spitalit Rajonal se një femër kishte konsumuar preparate kimike “Domestos” dhe se e njëjta po trajtohej nga mjekët. Hetuesit policorë e kanë takuar viktimën dhe gjatë bisedës është bërë e ditur se një i dyshuar me të cilin ishte njohur e njëjta, më herët, tani e kishte rrahur me ç’ rast i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore (sipas raportit mjekësor) dhe i kishte bërë shantazh duke i kërkuar 200 euro në këmbim të mospublikimit të disa fotove komprometuese për viktimën.

Po ashtu e kishte kanosur se nëse rasti do të paraqitet në polici, vëllai i viktimës do ta pësojë keq.

I dyshuari, pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që shantazhisti të ndalët nën masën e arrestit ndërsa një shok i tij i cili kishte pasur dijeni për rastin do të ndiqet penalisht për mos kallëzim të veprës penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme