Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e enjte në Prizren.
Siç njofton Policia, një person ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në shtëpi i kishte sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe vëllain e tij të dy kosovar. Si pasoj e sulmit lëndime trupore kishin pësuar viktimat dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, por i dyshuari për shkak të lëndimeve më të rënda është dërguar në QKUK”, njofton Policia.
Më tej, në njoftim thuhet se, i dyshuari përveç sulmit në shtëpi kishte demoluar orenditë dhe thyer xhama dhe sipas informatave ka probleme psikike.
Policia bën të ditur se në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.