Papritur keni urgjencë për të shkuar në banjë shumë herë në ditë dhe nuk e dini pse?! Diçka e tillë ju shqetëson vërtet. Fshikëzat tepër aktive mund të jenë më shumë se të bezdisura, sepse mund të ndërhyjnë në cilësinë e jetës, duke na bërë të mos jetojmë normalisht. Medikamente si Detrol mund ta qetësojnë një fshikëz tepër aktive, por nëse me të vërtetë doni të gjeni shkakun e problemit është më mirë, pasi do ta zgjidhni nga rrënjët dhe nuk do të merrni më kot medikamente
Ajo çfarë e bën një fshikëz mbi aktive mund të jetë diçka shumë e thjeshtë, si një infeksion i fshikëzës ose një infeksion kronik, si cistet intersticiale (që do të thotë inflamacion kronik i murit të fshikëzës), apo edhe një shenjë e dëmtimit nervor, si përshembull një sklerozë e shumëfishtë
Zakonisht, problemi më i dukshëm është një infeksion bacterial i fshikëzës dhe një test i thjeshtë urine mund ta përcaktojë nëse keni një të tillë. Në këto raste mund të përdorni antibiotikë ose ilaçe bimore, si boronica ose uva ursi. Infeksionet e fshikëzës shpesh ndodhin pas seksit, kështu që zbrazeni fshikëzën e urinës menjëherë pas raportit seksual për të pasur një lloj mbrojtjeje
Shkaqe të tjera shpesh neglizhohen. Më të zakonshmit janë ndjeshmëria ndaj disa ushqimeve. Një dietë eliminimi ushqimor mund të ndihmojë lidhur me këtë problem. Provoni të ndaloni përshembull konsumimin e ushqimeve me gluten (gruri), produkteve të qumështit, majasë, vezëve, misrit, sojës arrave për një javë dhe pastaj shtojini në dietën tuaj ushqimore, për të parë nëse janë ata shkaku
Shtuesit ushqimorë paraqesin po ashtu probleme. Aspartame dhe ruajtësit ushqimorë, si dhe shtues të tjerë të rangut të lartë janë po ashtu në listën e fajtorëve të mundshëm. Nëse ka një përbërës në etiketat e ushqimeve që nuk e njihni, mos e hani atë ushqim
Infeksionet e fshehur mykotikë apo bakterialë gjithashtu mund të shkaktojnë probleme me fshikëzën Këto shpesh neglizhohen dhe nuk trajtohen për vite me rradhë. Nëse keni pasur përdorime të shumta të antibiotikëve ose keni marrë pilula kontraceptive apo forma të tjera të estrogjenit, keni marrë steroide si prednisone, ose në qoftë se konsumoni një dietë të lartë në miell dhe sheqer, mund të keni zhvilluar një rritje të jashtëzakonshme kërpudhore. Kjo nuk do të shfaqet në një test të urinës
Një recetë bimore ose anti-fungale dhe probiotikët mund të sigurojnë trajtim efektiv. Bimë të dobishme përfshijnë berberinën, hudhrën, rigonin dhe acidin undeksilenik dhe taninet bimore. Recetat e zakonshme përfshijnë: Nystatin, Diflucan ose Sporanox
Këto nganjëherë duhet të merren për një muaj apo më shumë për të hequr qafe infeksionet mykotike apo kërpudhore. Pakësoni sheqerin dhe miellin në dietën tuaj, duke qëndruar larg nga antibiotikët dhe duke marrë probiotikë (baktere të shëndetshëm), që ky problem të mos përsëritet
Mangësitë ushqimore mund të shkaktojnë një fshikëz tepër aktive. Mangësia në magnez mund të shkaktojë ngërç ose spasmë në ndonjë pjesë të trupit, duke përfshirë edhe fshikëzën. Provoni të merrni 200 deri 600 mg në ditë sildenafil magnezi ose glicinate dhe shikoni nëse ju ndihmon. Mangësia në vitaminë B12 mund të imitojë simptomat e sklerozës të shumëfishtë, njëra prej të cilave është spazmat e fshikëzës
Kërkoni që mjeku të kontrollojë nivelin e acidit metilmalonik në gjakun tuaj- është një indikator shumë më i ndjeshëm i mungesës se sa niveli i vitaminës B12
Mund të keni nevojë për B12 nën gjuhë apo edhe injeksione për të adresuar këtë problem
Menopauza mund të shkaktojë rrallim të lëngjeve të murit vaginal dhe rrallim të lëngjeve të uretrës (tubi që çon lëngjet nga fshikëza në pjesën e jashtme), duke shkaktuar urinim të shpeshtë dhe fshikëz nervoze. Estrogjeni topikal vaginal nganjëherë mund të jetë një zgjidhje për këtë
Së fundi, mund të keni gjendje të rënduar për shkak të një sëmundjeje autoimune, të tillë si skleroza e shumëfishtë. Ka shumë mënyra për të parë nëse është ky problemi, por për këtë duhet të bëni kontroll te një neurolog