Shpeshherë diagnostikimi i sëmundjes së kolitit ulceroz shfaqet i vështirë për shkak të ngatërrimit të simptomave me sëmundje të tjera që janë të ngjashme. Por janë testet mjekësore të cilat konfirmojnë se çfarë komplikacioni ka prekur në të vërtetë zorrën. Koliti ulceroz mund të shfaqet në të gjitha grupmoshat, si dhe gjinitë.
Edhe pse koliti ulceroz nuk shkaktohet nga ushqimet që hamë, disa ushqime të caktuara mund të përkeqësojnë simptomat. Dieta dhe përzgjedhja e ushqimeve që duhet t’i servirim çdo ditë organizmit tonë, luan një rol vendimtar në përmirësimin e simptomave të kolitit, si dhe problemeve të tjera që dëmtojnë zorrën.
Valdete Malaj, mjeke gastrohepatologe, thotë për gazetën “Shëndet+” se duhet të hiqet dorë nga ideja nga kufizimet e pajustifikuara të ushqimeve të ndryshme. Kështu, pacientët duhet të rendin drejt ushqimeve të lehta dhe që nuk formojnë shumë celulozë, të cilat nuk e lodhin organizimin gjatë tretjes së tyre.
Shpeshherë nuk dimë si të veprojmë nëse vuajmë nga koliti. Me dilema të tilla vijnë edhe pacientët në klinikën tonë. Ata na pyesin shumë lidhur me mënyrën e ushqyerjes, çfarë duhet të ndryshojnë, çfarë duhet të hanë, çfarë nuk duhet të hanë, kanë ide të gabuara lidhur me ushqimet sepse i kanë të dëgjuara nga të tjerët. Nuk ka provë konkrete që tregon se ushqimet që konsumoni shkaktojnë inflamacion në zorrën e trashë. Por ushqime dhe pije të caktuara i përkeqësojnë më shumë simptomat.
Nëse mbani një dietë dhe e dini se çfarë keni konsumuar, po ashtu edhe si jeni ndjerë, atëherë do të zbuloni cilat ushqimet ju shkaktojnë probleme në zorrën e trashë. Në këtë mënyrë arrini t’i eliminoni. Disa nga sugjerimet që mund t’ju vijnë në ndihmë.
Ushqimet që (nuk) duhet të hani
Shmangni produktet e bulmetit – Shumë njerëz që kanë probleme me zorrën e trashë zbuluan se diarreja, gazrat dhe dhimbjet e stomakut eliminohen nëse shmangni produkte bulmetore. Mund të jeni intolerant ndaj laktozës, pra trupi nuk tret sheqerin e qumështit.
Konsumoni ushqime me përmbajtje të ulët yndyre – Nëse vuani nga zorra e trashë, nuk jeni në gjendje të tretni yndyrën siç duhet. Në fakt, yndyra kalon nga zorra dhe e përkeqëson më shumë diarrenë. Përpiquni të shmangni gjalpin, margarinën dhe ushqimet e skuqura.
Kufizoni ushqimet me fibra – Nëse vuani nga inflamacioni në zorrën e trashë, disa ushqime me nivel të lartë fibre, i përkeqësojnë simptomat. Më shumë do të keni probleme me perime të tilla, si brokoli, lulelakra, misri.
Shmangni këto ushqime:
Pini sa më shumë lëngje. Është mirë të pini sa më shumë ujë dhe të shmangni konsumimin e alkoolit dhe pijeve që përmbajnë kafeinë, duke qenë se stimulojnë zorrët dhe mund ta përkeqësojnë edhe më shumë diarrenë, ndërsa pijet e gazuara zakonisht prodhojnë gazra.
Konsumoni ushqime të pasura me vitamina të ndryshme: Duke qenë se sëmundja e kronike e inflamacionit në zorrën e trashë mund të ndikojë tek tretja e lëndëve ushqyese dhe dieta juaj është e kufizuar, multivitaminat dhe mineralet janë shumë të rëndësishme. Vetëm duhet të mos harroni që të konsultoheni me mjekun para se të merrni këto vitamina dhe minerale. (Gazeta Shëndeti)