Portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kështu ka bërë të ditur sot Federata e Futbollit e Kosovës.
Sipas njoftimit të FFK-së, futbollistët e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës.
Për zëvendësimin e Muriç është marrë portieri i Dritës, Faton Maloku.
Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë-Kosovë.