Probleme të shumta, para, gjatë dhe pas ndeshjes finale Itali – Angli, UEFA hap hetim

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

UEFA ka nisur procedurë disiplinore për ngjarjet rreth finales së Euro 2020, duke përfshirë edhe veprimet e tifozëve të Anglisë brenda dhe rreth stadiumit “Wembley”.

Tifozët janë rrahur me pjesëtarët e sigurimit dhe policët, ndërsa janë përpjekur të hyjnë brenda stadiumit ditën e ndeshjes.

Shefi ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Anglisë, Mark Bullingham u ka kërkuar falje tifozëve legjitim që ishin të prekur nga rrëmuja dhe ka thënë se ekipi i sigurisë nuk ka parë asnjëherë një gjë të tillë.

FA ngarkohet me katër akuza për sjelljet e tifozëve në finalen e së dielës.

Ato kanë të bëjnë me shqetësimet e shkaktuar gjatë intonimit të himnit, hyrjen në fushë, hedhjen e objekteve dhe ndezjen e një fishekzjarri, njofton BBC.

“Një inspektor i etikës dhe i disiplinës është caktuar ta kryej një hetim disiplinor për ngjarjet që përfshinë përkrahës të cilët ishin brenda dhe rreth stadiumit”, ka njoftuar UEFA.

Italia mposhti në finale Anglinë pas penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën baras 1-1.

Të ngjashme