Pretendohet se Komuna e Ferizajt ka bërë shkelje edhe me një tender, shkruan Ndërtimi.info
Bëhet fjalë për tenderin e ndërtimit të stadiumit të futbollit në Komunën e Ferizajt-faza e ndërtimi i vrazhdë, projekt ky i cili është në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ndaj të cilës është paraqitur ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit(OSHP).
Ankesa vjen nga kompania “Eskavatori” Sh.P.K dhe “Best Company” Sh.P.K. e cila ishte eliminuar nga ky aktivitet i prokurimit, se nuk kanë ofruar referenca të cilat nuk përkojnë me referenca të ngjashme sipas projektit në fjalë, shkruan ndërtimi.info.
Ankuesi po konsideron se ky konstatim i Autoritetit Kontraktues është i pabazuar dhe në kundërshtim me dosjen e tenderit të dorëzuar nga Operatori Ekonomik me konzercium “Eskavatori dhe Best Company” Sh.P.K. Tutje sipas tyre ky vendim është në kundërshtim edhe me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).