Shumë nga bizneset apo organizatat në sektorin privat vazhdojnë të mos i implementojnë ligjet që lidhen me sektorin privat, marrëveshjen kolektive si dhe mospërmbushjen e të drejtave të punëtorëve.
Për këtë sot është mbajtur një takim në mes të Qeverisë dhe Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, ku u bisedua edhe për implementimin e ligjeve të cilat ndërlidhen me sektorin privat, të drejtat e punëtorëve dhe përmbushja e të drejtave të punëtorëve nga ana e këtij sektori, raporton Ekonomina Online.
Kryeministri Mustafa tha se gjatë këtij takimi janë marrë vesh që të implemnetohen të gjitha pjesët e marrëveshjes.
Ai tha se do të bashkëpunojnë ngushtë me sindikalistët që të drejtat e punëtorëve të avancohen.
“Çështja e implementimit të Marrëveshjes Kolektive për të cilat u morëm vesh që të implementohen të gjitha pjesët ku shumë organizata private nuk e implementojnë këtë marrëveshje. U bisedua edhe për implementimin e ligjeve të cilat ndërlidhen me sektorin privat të drejtat e punëtorëve dhe përmbushja e të drejtave të punëtorëve nga ana e sektorit privat. Do të punojmë bashkërisht që të gjejmë zgjidhje edhe për kushtet e rënda në të cilat sindikata po punon aktualisht sepse po flasim për organizatë e cila mbron të drejtat e njeriut”
Kryeministri tha se është interes i Qeverisë që të krijohen kushte që punonjësit të kenë një stabilitet në punë që është edhe kërkesë themelore e sindikatës.
Kryetari I BSPK-së Haxhi Arifi, tha se sektori privat është gjenerator i krijimit të vendeve të reja të punës për këtë kërkohet dhe stabilitet dhe respektim i të drejtave të punëtorit duke i implementuar ligjet që lidhen me sektorin privat.
“Sektori privat është gjenerator i vendeve të punës dhe ne kërkuam që ligjet dhe marrëveshja kolektive të implementohet dhe besoj që në të ardhmen do të bisedojmë për të tjera gjëra. Ne i prezantuam të gjitha problemet që na shqetësojnë dhe na kanë shqetësuar dhe besoj dhe shpresojmë që nuk do të jetë vetëm një takim, por të kemi veprime konkrete në këto pika që i përmendi kryeministri”, tha ai.
Kryesindikalisti Arifi shpreson që të gjitha këto probleme t’i zgjidhin përmes dialogut
Edhe çështja e rritjes së pagave ishte temë e takimit të sotëm ku kryeministri tha se edhe pse është në plan të qeverisë kjo do të bëhet në harmoni me rritjen ekonomike.