Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka komentuar arrestimin e tre personave të cilët dyshohen për keqpërdorimin me rezervat shtetërore.
Ai ka treguar për problemin e afera korruptive në Kosovë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Peci ka shkruar se në Kosovë zakonisht në burg përfundojnë hallkat me të dobëta të pushteteve.
Sipas tij, ato të fortat mbesin të paprekura!
“Problem i vecante me aferat korruptive ne Kosove eshte se zakonisht ne burg perfundojne hallkat me te dobeta te pushteteve, ndersa ato me te fortat mbesin te paprekura! Le te shohim se si do te perfundojne edhe aferat e pushtetit te ri! Nuk jam optimist qe do te kemi ndonje ndryshim!”, ka shkruar Peci.