Në krahasim me shtetet fqinje, në Kosovë është më i theksuar problemi me qentë endacakë. Vetëm gjatë vitit 2021 janë raportuar mbi 50 raste. Persona që merren me trajtimin e kafshëve, thonë se buxheti që ndahet nga komuna e Prishtinës për këtë çështje nuk shfrytëzohet në tërësi, raporton Ekonomia Online.
Në një bisedë me Ekonomia Online, Fatgëzim Laitifi, profesor/asistent në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, tha se duhet të ndërtohet një spital adekuat për kafshët.
“Qentë janë kafshë të cilat duhet të jenë të mbrojtja dhe të trajtuar. Trajtimi i tyre duhet të bëhet nga njerëzit profesional. Problematika ekziston në Kosovë, por në Prishtinë më e theksuar. Për këtë duhet të bëhet një analizë, duhet të parapahet një lloj spitali për kafshë të cilët qëndrojnë 72 orë dhe pastaj të riatdhesohen”.
Sipas Latifit, duhet të formohet një task-forcë për të trajtuar këtë çështje.
“Procesi po çalon pasi nuk e kam parë interesimin e institucioneve përkatëse, as nga qeveria e as nga komuna. Për arsyeje se ne ekspertët nuk jemi të ftuar në këto debate, ne e kemi obligim të trajtojmë situatën mirë e gjatë, për të pasë një pasqyrë adekuate dhe të krijohet projekti. Ne duhet t’i japim situatës një zgjidhje. Duhet ta kemi numrin e saktë të qenve. Dhe unë besoj që për këtë kanë edhe buxhet institucionet relevante”.
Ndërsa, aktivisti për të drejtat e kafshëve, Hamit Shala, tha se sulmet nga qentë endacakë është një dukuri mjaftë shqetësuese.
Sipas tij, nëse situata vazhdon kështu numri vetëm sa do të shtohet, pasi faza agresive e qenve fillon në vjeshtë.
“Është një dukuri shqetësuese, pra problematika me qentë endacak ekziston e veçanërisht në Prishtinë, megjithatë nuk dihen të dhënat e sakta për shkak se mungojnë të dhënat nga AUV. Ka një numër të madh që janë në kushte jashtëzakonisht të rënda. Shumë prej tyre keqtrajtohen nga njerëzit dhe kjo shkakton rritje te agresivitetit ndaj njerëzve. E kuptoj revoltimin e qytetarëve, sepse janë 100 mijë euro që ndahen nga komuna, dhe të dhënat tregojnë se as gjysma e tyre nuk shfrytëzohen në këtë drejtim. Sepse po të shfrytëzoheshin nuk do të ishte problem qentë endacak”.
“Vetëm në këtë vit 2020 janë mbi 50 raste të sulmit të qenve endacakë, përfshi fëmijë e gratë shtatzënat, e të moshuar. Krahasim me shtete fqinjëve kemi më shumë raste, dhe paramendo jemi vetëm në fillim të vitit, kur dihet se faza agresive fillon në fillim të vjeshtës, pra nëse fillojmë me këtë trend, ka shumë gjasa që do të jetë shumë i madh. Kjo vjen si pasojë e mungesës së ushqimit, komuna i ka angazhua një kompani por ajo bën shumë pak ushqim, pra në periferi dhe jo në qendrën.
Po ashtu edhe ambasada e Shteteve te Bashkuara në Kosovë është ankuar për këtë dukuri. Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, përmes një letre drejtuar Departamentit të Shtetit, ai tha se një ndër problemet për punonjësit e ambasadës janë qentë endacakë.