Procedohet penalisht kryetari i PD-së në Librazhd, tentoi t’i bllokojë rrugën Ramës

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Pas tentativave për t’i bllokuar rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama, kryetari i PD-së në Librazhd, Bujar Vreto, është proceduar penalisht nga policia.

Mësohet se përveç kryetarit të PD-së janë proceduar penalisht edhe pesë persona të tjerë, simpatizantë të Partisë Demokratike.

Personat e proceduar janë: Arben Kurti, Roland Abazi, Xhevdet Balliu, Florant Vreto dhe Arjanit Leka, shkruan Top Channel.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit tentuan t’i bllokojnë lëvizjen eskortës dhe kryeministrit Edi Rama, por policia ndërhyri duke krijuar normalitet në qarkullim.

Të ngjashme