Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, deklaroi dje në Ankara se në rrjedhë është prodhimi i 150 prototipëve të automobilit të parë turk.
“Mbi prototipët do të bëhen të gjitha testimet, ashtu që prodhimi në seri fillon në fillim të vitit 2022”, tha Varank duke marrë pjesë në panelin editorial të AA-së.
Ai po ashtu tha se kanë filluar proceset e aplikimit për mbrojtjen e të drejtave të dizajnit të automobilit në Evropë, Rusi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ai rikujtoi edhe Programin e udhëheqjes kërkimore të mbështetur nga shteti i Turqisë, duke thënë se projekti do të mbështesë 127 studiues, 29 prej të cilëve janë shtetas të huaj.