Ndotja e lumenjve botërorë nga ilaçet dhe produktet farmaceutike përbën “kërcënim për ambientin dhe shëndetin global”, është thënë në një studim të kryer nga Universitetit i Jorkut.
Paracetamoli, nikotina, kafeina dhe ilaçet për epilepsi dhe diabet janë vërejtur më së shumti në ambient.
Lumenjtë në Pakistan, Bolivi dhe Etiopi kanë qenë në mesin e më të ndoturve.
Lumenjtë në Islandë, Norvegji dhe zonën e Amazonës, kanë qenë në gjendje shumë më të mirë.
Ndikimi në ambient i shumë komponimeve farmaceutike është ende i panjohur.
Megjithatë për disa tashmë dihet se mund të ndikojnë në zhvillimin dhe prodhimin e peshqve dhe shkencëtarët frikësohen se rritja e prezencës së antibiotikëve në lumenj mund të kufizojë efektin e ilaçeve.
Për studim janë marrë mostra nga 1,000 zona, në më shumë se 100 shtete.
Në përgjithësi, më shumë se një çerek i 258 lumenjve kanë pasur ata që njihen si “përbërës aktivë farmaceutikë”, në nivele që konsiderohen jo të sigurta për organizma ujorë.
Në raport është thënë se rritja e prezencës së antibiotikëve në lumenj mund të çojë në zhvillimin e baktereve rezistente, duke dëmtuar kështu efektin e ilaçeve dhe duke kërcënuar shëndetin global.
Zonat më të ndotura kanë qenë ato të shteteve më të ardhura të ulëta./rel/