Shpeshherë pyesim veten se çfarë profesioni do të ketë partneri jonë. Në çfarë ambienti mund ta gjejmë atë? Si do të ecë lidhja jonë në sajë të profesioneve?
Këto edhe shumë pyetje të tjera janë zgjidhur në sajë të një studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Anketës së Komunitetit Amerikan Zyra e Regjistrimit të SHBA -së të vitit 2014 , një shumicë e mirë prej nesh martohet brenda vetë profesioneve tona .
Studimi , i cili mbuloi 3.5 milion familje amerikane, zbuloi se martesat më të zakonshme janë krijuar nga partnerë me të njëjtën profesion dhe kryesisht ishin mësues.
Nëse ju punoni në ndonjë nga profesionet si më poshtë , ju keni shumë gjasa që partneri juaj të ketë po këtë profesion:
Profesionet:
1. Shkencëtarët
2. Fermerët
3. Agjentët e pasurive të patundshme
4. Punonjësit socialë
5. Agjentët e udhëtimit
6. Nëpunësit e shërbimeve postare
7. Atletët
8. Aktorët
9. Profesionistët e medias
10. Ekonomistët
Studimi zbuloi gjithashtu se gratë dhe burrat, të cilët janë të profesioneve, doktor, avokat sjellin përfitime monetare të barabarta në muaj.
Po kështu, burrat me përfitime të mëdha mujore kanë tendencën të martohen me partnere të cilët nuk fitojnë shumë në muaj.