Profesionet që ju bëjnë të shtoni në peshë

Prishtinë | 29 Tet 2023 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Një studim i ri i zhvilluar online nga Harris Interactive, tregon se profesione të ndryshme me nivel të lartë stresi ju bëjnë të shtoni në peshë. Ja cilat janë ato.

  1. Agjent udhëtimi

Këta njerëz duhet të bëjnë gjithçka që të kënaqin klientët gjatë planifikimit të një udhëtimi. Përveçse mund të kenë shije krejt të ndryshme nga klientët, duhet të qëndrojnë ulur për disa orë.

  1. Avokatët e gjyqtarët

Në këtë fushë, stresi është gjëja më e zakontë. Të ushqehesh vetëm për të larguar gjendjen e stresit është një praktikë e zakonshme në ktë profesion.

  1. Punonjësit socialë

Në këtë rast, orët e qëndrimit ulur ndikojnë më tepër se gjithçka. Shpesh herë, punonjësit socialë, edhe ushqimin e hanë duke punuar, ulur, përpara kompjuterit.

  1. Mësuesit

Kur dëgjoni fjalën “mësues”, çfarë imazhi ju vjen në mendje? Një person i ulur në një tavolinë, apo jo? Mësuesit ndonjëherë ulen në tavolinat e tyre gjatë dhënies së leksioneve dhe gjithashtu bëjnë punën e tyre administrative gjatë duke qëndruar ulur. Por duke qenë se në klasë ka shumë nxënës apo studentë mësuesit duhet të mbajnë nën kontroll situatën – një punë jo aq e lehtë, apo jo?

  1. Artistët, dizajnuesit, arkitektët

Këto lloj punësh nuk njohin orar dhe as regjim ushqimor. Hanë kur kujtohen, kur duan dhe punojnë gjithashtu pa orare.

  1. Puna në administratë

E dini të gjithë që puna në administratë nuk të bënë të lëvizësh nga vendi. Stresin nuk po e përmendim sepse ndryshe nga e njëjta punë në vendet jashtë, këtu nuk jemi të sigurt nëse punonjësit e administratës stresohen.

  1. Shkencëtarët

Është pak a shumë i njëjti regjim me atë të artistëve.

  1. Policët

Thuhet se ky është profesioni më stresues nga të gjithë prandaj ushqimi është thjeshtë mënyrë për të luftuar stresin.

  1. Agjentët e marketingut dhe marrëdhëniet me publikun

Ky është një shembull tjetër i punës pa orare fiks. Ata nuk kanë afate për t’u takuar ose me klientë por kanë një agjendë që duhet të ndjekin.

  1. Specialistët e IT-së

Aq shumë orë sa kalojnë përpara kompjuterit, nuk është çudi!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme