Profesor Riza Çavolli do të mbahet në mend si njeri i vlerave shkencore

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 13:06 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Prof.Dr. Riza Çavollit, raporton Ekonomia Online.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij u mbajt një minutë heshtje.

Dekani i Fakultetit të FShMN-së, Tahir Arbneshi, tha profesor Çavolli ishte një njeri me vlera shkencore.

“Ditë më parë morëm lajmin e hidhur për vdekjen e tij. Ai i cili ishte me vlera shkencore. Sot jemi mbledhur këtu të nderojmë me dinjitet vëllanë, shokun, mikun tonë”, theksoi ai.

Duke folur me plot emocione, Arbneshi tha se lajmi për vdekjen e tij ka tronditur të gjithë.

“Jam i mbushur plot me emocione. Lajmi për vdekjen e tij tronditi të gjithë studentët dhe ligjëruesit e fakultetit tonë. Angazhimi i tij  në Fakultetin e Shkencave ishte i madh.  Dallohej me virtyte të larta njerëzore.  Familja humbi me të dashurin e tyre. Kujtimi për të do të jetë i paharruar. Ai u nda vetëm fizikisht, por veprat e tij vazhdojnë të jenë këtu midis nesh”, u shpreh ai.

Prorektori i UP-së për shkencë, Faton Berisha, në emër të rektorit shprehu ngushëllime.

“ E vështirë të flas, profesori i dha shumë Kosovës. Breza të tërë mësuan prej tij”, u prehtë në paqe profesori Riza Cavolli”.

Shefi i departamentit  të Gjeografisë, Florim  Isufi, tha se ndarja nga jeta e profesor Çavollit ishte një humbje e madhe për departamentin e Gjeografisë.

“Ndarja nga jeta  ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për departamentin e gjeografisë”, tha ai .

Isufi kujtoi kohën kur ishte student i tij dhe tregoi se ai asnjëherë nuk vonohej në ligjërata.

“Si student i tij mbaj mend se nuk u vonua asnjëherë në ligjërata. Profesori ishte i përgatitur profesionalisht. Ishte shumë i pranuar në komunitetin shkencorë. Punimet e tij ishin shumë të cituara. Ishte shok dhe mik i mirë sidomos për  ata që bashkëpunonin me të. Ishte shumë i dashur”, u shpreh Isufi.

Profesor Jahja Dranqolli, tha se profesor Çavolli na la kur ende ishte i nevojshëm.

 “Profesori, kolegu, miku dhe familjari jonë i dashur na ka lënë përgjithmonë si i qetë pranë gruas për ne si studiues ka lënë vepra të çmueshme, ai është angazhuar në mënyrë aktive në shkrimin dhe botimin e temave për çështje gjeografike. Na la kur ende ishte i nevojshëm për shoqërinë e studentët e mbi të gjitha për më të dashurit e tyre”, tha ai, raporton EO.

Nga familja e profesorit të ndjerë, foli Vjollca.

Ajo tha se profesor Çavolli ua trashëgoi modestinë fëmijëve të tij.

“ Kënaqësi dhe nder e privilegj të jem në mesin tuaj, faleminderit UP -së për këtë organizim e që e kishte  shtëpi të dytë ku ai e ndinte vetën më së miri . Tërë jetën ia kushtoj UP-së, familja ishte mbështetja e tij. Bisedonte me të gjithë pavarësisht moshës e statusit social për të ishte e rëndësishme njerëzimi. Unë si nusja e familjes u detyrova  me tregu disa çaste të mira, ka qenë frymëzim i yni, ishte i adhurueshëm. Synim kishte që studentet të marrin njohuri”,  tregoi ajo, duke shtuar se do ta kujtojnë  gjithmonë me një dashuri të përjetshme.

Të ngjashme