Profesori amerikan, Haradinajt: Mos e mashtro popullin tënd, por puno që BE-ja t’i heq vizat

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, vazhdon të mbetet ende e pazgjidhur, kjo për faktin se BE-ja ende nuk ka dhënë ndonjë sinjal të qartë se kur do të ndodh heqja e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pavarësisht kësaj, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj vazhdon të deklaroj se liberalizimi i vizave për kosovarët do të jetë dhuratë për krishtlindje.

E lidhur me deklaratat e Haradinajt, ka reaguar profesori i njohur amerikan, Alon Ben Meir, i cili ka kërkuar nga Haradinaj që të mos e mashtroj popullin.

“Me gjithë deklaratat zyrtare të BE-së për mos heqjen e vizave për Kosovën, kryeministri në largim Ramush Haradinaj vazhdon të këmbëngulë se vizat do të hiqen së shpejti. Mos e mashtro popullin tënd zotëri Haradinaj, por puno për ta bindur BE-në t’ia heqë vizat vendit tuaj”, ka shkruar Meir në Twitter. /Telegrafi/

https://twitter.com/AlonBenMeir/status/1204430954107953153/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1204430954107953153&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fprofesori-amerikan-haradinajt-mos-e-mashtro-popullin-tend-por-puno-qe-ja-ti-heq-vizat%2F
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme