Profesori i Ekonomisë, Medain Hashani, ka thënë se nuk mund të thuhet se ka rritje të numrit të të punësuarve.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ekonomia e Kosovës nuk është në gjendje stabile.
“Kemi zvogëlim të evazionit tatimor në anën e punësuarve, pikërisht kjo ka ndodhur për shkak të evazionit tatimor që ka qenë për punëtorët e mosdeklaruar dhe masat të cilat i ka ndërmarrë edhe qeveria paraprake, por edhe kjo qeveri në kohën e pandemisë që t’i subvencionojë të gjitha bizneset të cilat kanë punëtorë të deklaruar në kohën e pandemisë COVID-19”.
“Andaj, nëse e analizojmë në përgjithësi ekonominë e vendit tonë, jemi në një ekonomi mjaft destabilizuese, si në aspektin e zhvillimit ekonomik, ashtu edhe në destabilitetin buxhetor të Kosovës”, ka thënë Hashani.