Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur se Hysamedin Ahmedi është bërë pjesë e kësaj partie.
Kurti tha se Ahmedi është i lindur në Preshevë dhe se ka kryer studimet universitare në fakultetin e elektroteknikës dhe po ashtu një vit specializim në teknologji informacioni.
“Aktualisht, punon në shkollën e mesme teknike në Preshevë dhe ka botuar tekste mesimore në lëndët bazike të elektroteknikës për nxënësit e shkollës të cilët i ka siguruar pa pagesë për nxënësit e shkollës”.
“Hysamedini u bë pjesë e jona i bindur se ndryshime të mëdha për shqiptarët janë të domosdoshme dhe ato mundet të vijnë vetëm përmes Lëvizjes tonë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.