Kodi Civil i cili është propozuar nga Qeveria e Kosovës, nga profesori i të Drejtës Penale, Ismet Salihu, po konsiderohet se duhet të aprovohet, pasi sipas tij, ai bashkë me atë Penal janë shtyllat kryesore të një shteti.
Profesori Salihu tha se sipas të dhënave në Kodin Civil është punuar shumë, duke shtuar se në këtë dokument është vetëm një nen, që u jep mundësinë martese gjinisë së njëjtë e i cili sipas tij, është mjaftë i ndjeshëm.
Ai shtoi se në këtë Kod nuk ka dilema të tjera dhe se ai beson se kjo dilemë do të tejkalohet, e të miratohet ngase është kërkesë edhe e bashkësisë ndërkombëtare.
“Kodi Penal edhe Kodi Civil janë dy kodet kryesore, shtyllat e një shteti, sistemit të drejtësisë. Sipas të dhënave që kam është punuar shumë në atë Kod dhe ai së shpejti duhet të aprovohet”.
“Është një nen që është mjaft i ndjeshëm, diskutabil, pak sa i paakceptueshëm për mentalitetin tonë lidhur me mundësinë martesave të njëjtës gjini, vetëm ai është pengesë besoj që edhe ajo do të tejkalohet dhe do të aprovohet Kodi Civil”, tha ai.
“Nuk ka tjera të dilema, tjera probleme për shkak se shumë çështje të lëmisë civile janë të unifikuara dhe në nivel evropian e më gjerë, kështu që vetëm kjo është një dilemë”, tha ai.