Profesor Musaj Paçarizi, është ligjërues në FSHMN të UP-së. Është njëri prej intelektualëve më të shquar që vjen nga Malisheva.
Në takimin që prof Paçarizi e pati me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe bashkëpunëtoret e tij, tha se i bashkohet vizionit të zotit Haradinaj dhe të AAK-së, i bindur se kjo është zgjidhja e duhur. AAK-së këto ditë i janë bashkuar disa emra të njohur
të jetës publike dhe shkencore, ndërkohë që ajo është në bisedime edhe me grupe e parti më të vogla, për zgjedhjet e 11 Qershorit.