Profesori serb: Nëse Serbia merr pjesë në Samitin e Sofjes, e njeh Kosovën si shtet

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 13:58 | Nga

Samiti i Sofjes që do të mbahet me 17 maj të këtij viti e ka vënë Serbinë para një dileme të madhe. Të merr apo mos të merr pjesë në këtë Samit është dilema që po trajtohet në mediat serbe. Analistët serbë vlerësojnë se nëse Serbia merr pjesë në këtë samit, atëherë po e njeh Kosovën si shtet.
Në anën tjetër analistët vlerësojnë se mosprezenca e Serbisë do t’i shkaktoi dëme të tjera pasi që rëndësia e Samitit duket të jetë e madhe.

“Nuk mund të flas në këtë moment. Kemi edhe shumë takime e ngjarje të rëndësishme para asaj date” ka thënë Vuçiq.

Profesori i Shkencave Politike në Serbi, Stafen Surliq ka thënë se nëse Serbia merr pjesë në Samitin ku Kosova prezantohet si shtet, atëherë i bije që Serbia po e njeh Kosovën si shtet fqinjë, shkruan Indeksonline.

Drejtoresha e Qendrës për Politikë të Jashtme, Aleksandra Joksimoviç ka paralajmëruar rreziqe për Serbinë nëse nuk merr pjesë pasi që temë diskutimi në Samit do të jetë intergrimi evropian i Serbisë në BE deri në vitin 2025.

Presion që Serbia të marr pjesë në këtë Samit është bërë edhe nga ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

“Mos e errësoni të ardhmen e juaj” iu ka thënë Scott politiknëve serbë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme