Profesori universitar në Departamentin e Gazetarisë, Alban Zeneli, ka thënë se menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, është në konflikt interesi, pasi nuk mund ta mbajë këtë pozitë dhe të jetë prezantues i një emisioni sportiv në të njëjtën kohë.
Zeneli ka reaguar pasi FFK-ja ka përjashtuar tre lojtarë të kombëtares së Kosovës në futboll.
“Ne vorbullen e perjashtimeve te lojtareve te Kosoves nga ekipi i futbollit nuk pata qare pa e thane qe menaxheri i Kombetares se Kosoves ne futboll eshte ne konflikt te paster interesi. Pa marre parasysh cka thote ligji per parandalimin e konfliktit te interesit, nje zyrtar kaq i larte i FFKse, ne studio televizive duhet te shfaqet vec si i ftuar, nuk mund te jete gazetar/moderator i emisionit te sportit”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.