Progni: Ishte fitore për ngritje të moralit

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Gerhard Progni ishte protagonisti kryesor në fitoren e Gjilanit kundër Trepçës ’89, me dy golat e realizuar. Gjilani mposhti të dielën mitrovicasit me rezultatin 2:0 në kuadër të xhiros së 25-t në elitën e futbollit kosovar.

Progni ishte edhe kapiten në këtë ndeshje, ndërsa ka vlerësuar lartë trajnerin e ri, Munishin.

“Duket sikur sa herë që ndërrojmë trajnerin fitojmë bindshëm. Kemi pasur shumë barazime dhe humbje, na është dashur fitorja më shumë për moralin se për të gjitha tjerat. Kemi kënaqur me lojë, pavarësisht rezultatit. Falënderoj klubin për respektin që po ma jep, po më duke sikur shtëpia ime e dytë. Shiritin e kapitenit e mbaj me përgjegjësi”, theksoi Progni.

Për sulmuesin e krahut nga Shqipëria ishte goli i pestë i shënuar në kampionatin aktual.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme